IRAN – Njëqind njerëz në rrezik të dënimit me vdekje

by admin
Spread the love

TEHERAN, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Mund të ketë njëqind iranianë që rrezikojnë dënimin me vdekje këto ditë, dhe shumë prej tyre janë shumë të rinj apo edhe të mitur.

Shumë familje nuk kanë pasur guximin të konfirmojnë praninë e të dashurve të tyre në mesin e të arrestuarve në rrezik, por janë të paktën 43 të tillë, mes tyre janë dy vëllezër të moshës 23 dhe 24 vjeç, Farzad dhe Farhad Tahazade, nëna e të cilëve ka publikuar një video për të kërkuar lirimin e tyre, një gjest jo pa rrezik për veten e saj.

Vetëm në Gjykatën Rajonale të Khuzestanit, në perëndim të Isfahanit konfirmoi përmes dokumenteve gjyqësore se 23 persona u akuzuan për krime të dënueshme me vdekje.

Në Karaj, pranë Teheranit, u zbulua se pesë iranianë të tjerë rrezikojnë të ekzekutohen. Mes tyre është edhe kampioni kurdo-iranian i karatesë 21-vjeçar, Mohammad Mehdi Karami.

Familja e tij ka nisur një apel për lirimin e tij, duke pretenduar se ai është torturuar edhe në burg. Një tjetër i burgosur, reperi 27-vjeçar iraniano-kurd Saman Yasin, tentoi të bënte vetëvrasje në burg. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like