IRAN – Arrestohet gazetarja që intervistoi familjen e Mahsa Aminit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

TEHERAN, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Forcat iraniane të sigurisë arrestuan një gazetare, pas publikimit të një interviste me babain e Mahsa Aminit, vdekja e të cilës, pasi u arrestua për mosmbajtjen e duhur të shamisë, ka shkaktuar protesta masive të vazhdueshme prej më shumë se një muaji në Iran.

Lajmi i bë i ditur nga një OJQ me seli në Norvegji, sipas së cilës Nazila Maroufian, reportere e faqes ”Ruydad 24”, u arrestua dhe u transferua në burgun Evin, burgu famëkeq i disidentëve politikë në Teheran, ku ndodhen edhe dy gazetarë të tjerë, Niloufar Hamedi e gazetës ”Shargh” dhe Elahe Mohammadi e gazetës ”Ham Mihan”.

Gazetarja kishte publikuar një artikull me titull ”Babai i Mahsa Aminit: ata gënjejnë”, ku familja e vajzës pretendonte se vajza e saj 22-vjeçare do të vdiste nga rrahjet në kokë të marra në paraburgim dhe jo nga komplikimet e një sëmundjeje që vuante, siç pretendonin autoritetet.

Maroufian tha se publikimi i intervistës u vonua për shkak të presionit dhe se pas publikimit të artikullit ajo dhe familja e saj morën kërcënime me vdekje.

Sipas të dhënave nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), me qendër në Nju Jork, 54 gazetarë janë arrestuar që nga shpërthimi i protestave në vend dhe të paktën tetë janë liruar me kusht./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like