Inzaghi: Skuadra duhet të qëndrojë kjo që është, tani jam më i qartë

by admin
Spread the love

Do të startojë me Leccen kampionati i Interit për sezonin 2022-2023. Në prag të kësaj sfide ka ardhur edhe konferenca e parë sezone për shtyp e teknikut Simone Inzaghi. Ai ka shprehur pritshmëritë e tij për këtë sezon dhe gjendjen e skuadrës.

“Kemi bërë një punë të mirë që prej 6 korrikut. Do të jenë shumë ndeshje, shumë prej të cilave janë impenjative. Kishim frikë se mund të humbnim disa lojtarë në aspektin fizik, por në fund do të jetë jashtë vetëm D’Ambrosio.”

SKUADRA- “Skuadra është ajo që kemi rënë dakord me shoqërinë. Mungon një mbrojtës qendre për të zëvendësuar Ranocchian, shoqëria po punon dhe mendoj se më pas nuk do të ketë më nevojë për këtë gjë se merkato në hyrje dhe në dalje do të konsiderohet e mbyllur.”

LUKAKU- “Lukaku po bën mirë, ka qenë i ndalur për një vit. Jam shumë i lumtur për të, Dzekon, Lautaron dhe Correan. Kemi vendosur që të mbështetemi tek ata.”

PORTA- “Është një pasuri e madhe. Handanovicin e njohim të gjithë, Onana është një djalë i zgjuar dhe po integrohet mirë. Do të ketë mundësitë e tij, nuk do të jetë një problem kjo gjë.”

SEZONI I RI- “Kemi risjellë Lukaku dhe kemi blerë lojtarë funksionalë si Mkhitaryan, Onana, Bellanova, Asllani që kanë kualitet. Rivalët janë përforcuar, por edhe ata e dinë që për të gjithë vitin Interi do të jetë në garë.

Tani kam më shumë qartësi. Kam një vit më shumë punë me skuadrën dhe lojtarët. Do të vazhdojmë me të njëjtin modul, por kemi lojtarë të rinj me të cilët ndihem mirë. Nesër do të startojë një kampionat i ri me shumë skuadra që luftojë për të fituar.”

MERKATO- “Si trajner i Interit, për respekt të të gjithëve nuk flas për merkaton. Skuadra duhet të qëndrojë kjo që është. Shoqëria e di që kemi një problem dhe duhet të zëvendësojmë largimin e Ranocchias dhe po punon. Fokusi im është për sfidën ndaj Lecces, jo për merkaton.” /oversport.tv

You may also like