Inzaghi: Shpresoj të ruajmë traditën e finaleve, Fiorentina shumë e fortë

by admin
Spread the love

Është momenti për të mësuar fituesin e Kupës së Italisë.

Zikaltrit synojnë të triumfojnë në finalen e dytë të sezonit, pas suksesit në Superkupë, përballë Milanit, ndërsa me 10 qershor do të luajnë edhe finalen e madhe të Championsit me Man. City-n.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në prononcimin përpara finales vlerësoi ekipin e Fiorentinës.

“Është një ndeshje finale, kam luajtur disa dhe ndonjëherë ka pasur favoritë dhe jo favoritë. Ne do të përballemi me një ekip të fortë, që në 24 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm katër dhe ka fituar pothuajse gjithmonë.

Jemi të vetëdijshëm se kë ekip do të kemi përballë. Ata, njësoj si ne, i kanë merituar të dy finalet e arritura, do të jetë një sfidë e hapur, por ne duhet të luajmë si ekip për të fituar”.

Në Itali, trajneri Simone Inzaghi cilësohet si specialist i finaleve të kupave.

“Shpresoj që tradita të vazhdojë, sepse kemi edhe dy finale për të luajtur. Jam i lumtur dhe më duhet vetëm të falënderoj grupin. Në muajt e fundit kemi bërë gjëra të rëndësishme, njëra prej tyre është edhe arritja e finales së Kupës së Italisë. Edhe në kampionat kemi bërë mirë dhe na mungon vetëm një hap i vogël për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League. Arritja më e rëndësishme është pa dyshim finalja e Champions League, e papritur për shumicën, por ne kemi besuar dhe jemi këtu ku jemi.“

Inzaghi u shpreh në fund të intervistës se do të jetë 100% trajner i Interit edhe sezonin e ardhshëm dhe se asnjëherë nuk është ndier në rrezik.


Top Channel

You may also like