Inzaghi përfundon nën akuzën e Cassanos: Asllani i fortë, por luan i frikësuar prej trajnerit!

by admin
Spread the love

Rezultatet zhgënjyese në këtë fillim të sezonit për Interin që ka regjistruar katër humbje në tetë ndeshjet e para të Serisë A, bëjnë që trajneri Simone Inzaghi të përfundojë në bankën e të akuzuarve.

Drejtuesit ende i kanë dhënë besim, megjithatë skuadrës i duhet të reagojë shpejt teksa pjesë e 11-tëshes titullare në ndeshjen e fundit ndaj Romës në kampionat ishte edhe Kristjan Asllani.

Paraqitja e mesfushorit të kombëtares u komentua pozitivisht, megjithatë duket se ish-lojtarit të Inter Antonio Cassano, i ka bërë diçka përshtypje në lidhje me ndeshjen e zhvilluar nga 20-vjeçari. Barezi që na ka mësuar duke folur haptazi thekson se mesfushori shqiptar luan i friëksuar pasi trajneri Inzaghi nuk i beson.

“Problemi i Interit qëndron në mesfushë, në ndeshjen e fundit aktivizuan atë djaloshin (Kristjan Asllanin) i cili është shumë i fortë. Por, në fushë shihet që luan i frikësuar sepse trajneri Inzaghi nuk i beson. Kështu ndodh edhe me Robin Gosens, duket si një “peshk jashtë ujit”. Inzaghi bën mirë të “zgjohet” pasi përndryshe do të jetë shumë vonë”, u shpreh Cassano.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like