Inzaghi: Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, kërkojmë të kalojmë turin

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi foli pas shortit të Champions League ku Interi i tij peshkoi një prej kandidatëve më të lehtë të mundshëm në raport me të tjerët, Porton. Tekniku zikaltër u shpreh i qartë se objektivi është të kalojnë turnin, por portugezët janë një ekip që duhet respektuar.

“E respektojmë Porton, po flasim për një skuadër që po bën mirë në Champions League prej vitesh. Objektivi jonë është që të kalojmë turin dhe t’i dhurojmë një ëndërr tifozëve tanë, të arrijmë në çerekfinale pas shumë vitesh.

Për vitin e dytë radhazi do të luamë në fazën e 1/8. Më në fund Interi është rikthyer të luajë sfida të rëndësishme dhe me vazhdimësi në Europë. Do të jenë dy sfida të bukura, me dy stadiume të tejmbushur dhe me tifozë special, të denjë për një kompeticion kaq të rëndësishëm.

Asgjë nuk do të jetë e lehtë. Duhet të punojmë dhe të jemi të gatshëm për një sfidë të dyfishtë ku detajet do të bëjnë diferencën”, përfundoi Inzaghi. /oversport.tv

You may also like