Inzaghi: Një humbje që dhemb, episodet vendosën fatin e sfidës

by admin
Spread the love

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur pas humbjes përballë Juventusit në derbin e Italisë. “Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, u ndëshkuam në fillim të pjesës së dytë. Mund të barazonim me Lautaron, më pas erdhi edhe goli I dytë.

Është një humbje që dhemb. Vjet fituam një ndeshje që nuk e meritonim, ndërsa sot rezultati 2-0 nuk është i drejtë. I tillë është futbolli, janë episodet ato që vendosin dhe ne nuk përfituam kur kishim mundësi.

Duhet të paraqitemi më mirë në ndeshjet direkte. Titulli? Në këto momente Interi duhet të ketë më shumë vazhdimësi. Kishim 4 fitore, kjo është një humbje që dhemb”, tha Inzaghi. /Oversport.tv

You may also like