Inzaghi i zhgënjyer me shortin përballë Liverpoolit

by admin
Spread the love

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, tha se asnjë nga shortet nuk ishte e mirë për Nerazzurrët, por pranoi se “e dyta ishte sigurisht më e keqe”, pasi drejtuesit e Serisë A do të luajnë me Liverpool në shkurt.

Shorti i Ligës së Kampionëve i dha Interit fillimisht një ndeshje kundër Ajax-it, i cili ka bërë përshtypje të madhe në fazën e grupeve këtë sezon.

Por shorti u desh të ribëhej për shkak të një gabimi dhe Interit i ra shorti i dytë kundër Liverpoolit.

Trajneri i Nerazzurrëve ka komentuar shortin duke mos e pëlqyer asnjërin, por ky i dyti sipas tij ishte më i keq.

“Nuk shkoi mirë as në shortin e parë, por e dyta ishte sigurisht më e keqe”, u shpreh Inzaghi.

“Ne do të mendojmë për të në shkurt, por do të japim gjithçka”, ka përfunduar trajneri italian. 

You may also like