Inzaghi: I lumtur për fitoren, por kemi nevojë urgjente për një mbrojtës

by admin
Spread the love

Një fitore bindëse përballë Cremoneses ka lumturuar Simone Inzaghin në sfidën përpara derbit të Milanos që do të luhet ditën e shtunë. Tekniku zikaltër foli për mediat pas ndeshjes ku nuk la pa përmendur edhe nevojën që Interi ka për një tjetër mbrojtës qendre.

“Jam shumë i lumtur, kemi fituar një ndeshje jo të lehtë përballë një skuadre që ka grumbulluar më pak pikë nga sa meriton. Djemtë janë treguar të zotë duke fituar një sfidë të rëndësishme për ne.

Unë jam i shqetësuar nga fakti që na mungon një mbrojtës qëndron. Zhang ka bllokuar afrimin e Acerbit? Shoqëria di gjithçka, e di që kemi nevojë për të të afruar një tjetër lojtar, sepse në mbrojtje kemi 5 veta ndërkohë që duhet të jenë 6 për ndeshjet që na presin.

Të fitosh të jep energji, por nuk do të thotë asgjë. Është ende herët për të parë klasifikimin. Sot kam parë reagimin e një skuadre të pjekur. Shumë herë pas humbjeve dalim më të fortë dhe sot kam parë një skuadër më të fortë.”

 

 

You may also like