Inzaghi: Humbje që na bën të meditojmë, Udinese e meritoi fitoren

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pritej që Interi të vazhdonte serinë e rezultateve pozitive pas fitoreve ndaj Torinos dhe Plzen, por në Udine erdhi një humbje, e treta në 7 ndeshje të zhvilluara në kampionat.

Simone Inzaghi nuk kërkon justifikime, edhe për faktin se kësaj radhe në qendër të kritikave është ai. Duke nisur që nga zëvendësimet e pakuptueshme pas 30 minutave lojë.

“Zëvendësova Bastonin dhe Mkhitaryan se kishin marrë karton të verdhë dhe se Udinese po fitonte të gjitha duelet. Një lëvizje për të ndryshuar gjërat. Megjithëse shënuam të parët, Udinese luajti më mirë dhe e meritoi fitoren. Duhet të meditojmë për këtë humbje të thellë.

Nuk kemi vazhdimësi. Janë tre transferta radhazi që kalojmë në avantazh dhe mundemi 3-1. Nuk është mirë kështu. Duhet të bënim më shumë dhe më mirë”, ka thënë mes të tjerash Inzaghi. / Oversport.tv

You may also like