Inzaghi gjen mbrojtësin që kërkonte, Acerbi zyrtarisht një lojtar i Interit

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi merr më në fund përforcimin që kërkonte me ngulm në repartin e mbrojtjes. Francesco Acerbi është zyrtarisht një lojtar i Interit.

Mbrojtësi që vjen në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Lazio do të veshë fanellën me numrin 15 te skuadra zikaltër.

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe hodhi firmën në kontratë, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i blerjes së Acerbit në faqen zyrtare të Interit. / Oversport.tv

You may also like