Inzaghi dhe Pioli nuk rikuperojnë asnjë lojtar për sfidat vendimtare në Champions

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas fitoreve në kampionat në ndeshjet respektive, Milani dhe Interi kanë nisur përgatitjet për ndeshjet e radhës në Champions, që janë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të dy skuadrave në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Kuqezinjtë kanë lënë pas krahëve suksesin përballë Juventusit dhe janë fokusuar tek sfida e kthimit kundër Chelseat, ky synohet një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Pioli nuk arrin që të rikuperojë asnjë lojtar për këtë sfidë dhe përveç të dëmtuarve afatgjatë (Ibra dhe Florenzi) kundër anglezëve do të mungojnë edhe Kjaer, Calabria, Saelemaekers, Maignan, dhe Messias.

E njëjta situatë shfaqet edhe në kampin zikaltër.  Lukaku dhe Correa do të mungojnë (nëse nuk ka ndonjë surprizë të madhe) përballë Barcelonës dhe pritet që të jenë të gatshëm për sfidën e radhës në kampionat kundër Salernitanës. Në “Camp Nou” do të mungojnë edhe Brozovic e Cordaz. / Oversport.tv

You may also like