Inzaghi: 84 pikë janë shumë, kemi bërë një sezon shumë të mirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për “DAZN” pas fitores 3-0 kundër Sampdorias, një sukses që nuk mjaftoi që zikaltërit të fitonin titullin kampion për të dytin vit radhazi.

“Mbizotëron krenaria, duhet përgëzuar ky grup pasi ka bërë një sezon shumë të mirë. Urime Milanit, që arriti të grumbullojë 86 pikë, ndërsa ne fituam vetëm 84 pikë. Në 10 ndeshjet e fundit kemi grumbulluar 3 pikë më shumë se kuqezinjtë.

Ndeshja në “San Siro”, duartrokitjet e të gjithë stadiumit…Jam krenar për këtë që kemi bërë, mund të ishin gjëra të mëdha për titullin”, ka thënë mes të tjerash Inzaghi. / Oversport.tv

You may also like