Investoi 1 milion euro në vila, pa leje dhe rrugë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Rreth një milion euro i investoi në këto vila në fshatin malor Delloc të Suharekës, Ali Tafolli.

Por investimi i tij i shkoi huq.

Kjo pasi nuk ekziston infrastruktura rrugore që të dërgon në këtë zonë të thellë malore.

Historia e vilave dhe rrugës këtu jepet në dy versione, ndonëse ato përputhen diku, por janë të ndryshme.

Biznesmeni Tafolli e nisi këtë kompleks, i bindur se kishte dëgjuar në fushatën zgjedhore të Bali Muharremit se në plan të parë ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore, që do ta shndërronte këtë zonë malore në turistike.

Ky premtim i dha shtytje mërgimtarit Tafolli të kthehet dhe t’i investojë milionat në tokën e tij në Delloc të Suharekës.

Përveç investimit të tij, dora e komunës nuk shihet këtu.

Për më tepër, toka e tij filloi të shndërrohej në rrugë, ani pse ai nuk mori asnjëherë ofertë për shpronësimin e saj nga Komuna e Suharekës.

I ndodhur përballë këtij fakti, Ali Tafolli vendosi shkëmbinj dhe ndërtoi një mur, për ta ruajtur një pjesë të pronës së tij.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka rrëfyer Kiksit se kishte shpallur tender për këtë çështje në vitin 2017, deri sa kontrata me operatorin ekonomik, që do të shtronte rrugën Delloc-Shterpcë ishte nënshkruar në 2018.

Por, sipas tij, shtrimi i kësaj rruge është ndërprerë për shkak të pandemisë, por kishte edhe probleme me shpronësimin e pronave.

 

You may also like