Investimet amerikane në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e rëndësishëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka thënë se mosmarrëveshjet e zgjidhura përmes ligjit, rregullat racionale dhe transparente kanë bërë që investimet në Shqipëri të jenë në rritje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja shkruan se për të patur më shumë mundësi punësimi atëherë duhet të vijojmë me zbatimin e reformës në drejtësi.

Postimi i Yuri Kim:

“Më vjen mirë të shoh se investimet në Shqipëri po vijnë në rritje. Rregulla racionale, të qarta, transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan ajo.

You may also like