Intervistë ekskluzive për lajmi.net me Andin e “Përputhen”, tregon se a ka përfunduar gjithçka mes tij dhe Jasminës? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

19:21 | 7 Tetor 2021

lajminet

Ai është një konkurrentët e programit “Përputhen” më të komentuar.

Andi Artani nga Peja, ishte një nga pjesëmarrësit në program, ku gjatë kohës së qëndrimit atje kishte një afirmitet me Jasminën, megjithatë nuk dolën si çift pasi vetë Andi kishte hequr deklaratën për të, shkruan lajmi.net.

Por, cilat janë fjalët e Andit për Jasminën pas ndërprerjes së kontaktit?

Shqip ka kontaktuar me ish-konkurrentin dhe ka realizuar një intervistë me të teksa nuk ka shpëtuar pa iu përgjigjur edhe kësaj pyetje.

Intervistën mund ta lexoni më poshtë:

Shqip: Si e kalon kohën Andi pas daljes nga Përputhen?

Andi Artani: Kryesisht duke u marr me veten, familjarët dhe me palestër.

Shqip: Cila është puna e parë që e ke bërë?

Andi Artani: Poker dealer, 14 vjeçar kam qenë i shkathët me letra shumë qysh në fëmijëri.

Shqip: Cila është një fushë që nuk do të shohim asnjëherë?

Andi Artani: Në muzikë asnjëherë.

Shqip: Cili është kujtimi më i bukur nga Përputhen?

Andi Artani: Kur e thash në prezantim apo në hyrje si në një lloj humori që jom Haker i Femrave dhe ashtu doli.

Shqip: Sa t’i ka shtu paratë në bankë fama nga Përputhen?

Andi Artani: Nuk e di veç e di që çdo muaj nga 1 euro po m’i merr banka për mirëmbajtje të xhirollogarisë edhe zemra po  m’dhemb hahaha.

Shqip: Përshkruaje Jasminën me dy fjalë?

Andi Artani: Shumë ëngjull edhe shumë dreq.

Shqip: Prishtinë, Tiranë, Amerikë, ku e sheh vetën pas disa viteve?

Andi Artani: Nuk mund të jap përgjigje konkrete për këtë pjesë, besoj që edhe pas 3 vitesh akoma s’do jem i vendosur se ku do e shoh veten sepse “Punë dhe Obligime” nuk ma lejojnë./Shqip/

 

You may also like