Internet Explorer “del në pension”

by admin
Spread the love

Për shumë prej nesh ka qenë aksesi i parë në internet, por sot, pas 27 vitesh, Internet Explorer i erdhi fundi. Microsoft njoftoi se sot, më 15 qershor 2022, nuk do të suportojë më Internet Explorer 11.

I lindur 27 vite më parë, në vitin e largët (teknologjikisht) 1995, shfletuesi sot praktikisht ka vdekur. Chrome, Safari dhe Firefox e kanë tejkaluar atë.

Duke parë pas në kohë, programi i Microsoft nuk është vlerësuar kurrë. Efekti nostalgji është i pashmangshëm – për shumë prej nesh ishte porta e parë e aksesit në internet, për një motiv të thjeshtë. Ishte i parainstaluar në Windows 95, gjë që kishte zemëruar Bashkimin Europian (dhe Google) me abuzimin e pozicionit dominues.

Atij iu deshën vetëm dy vjet për të pushtuar rekordin absolut në mesin e shfletuesve dhe 20 vjet për ta humbur.

Në fakt, vetëm në luftën e dytë të shfletuesve të viteve 2000, ‘mbreti’ u sfidua dhe u mund nga programe të reja, dukshëm më të mira si Firefox, Chrome, Safari, Opera. Sovrani i web ishte gjithnjë e më i ngadaltë, bug ishin kudo dhe problemet e sigurisë të frikësonin.

Nga 90% e tregut deri më sot

Dhe si çdo sovran që bie nga froni, në dhjetë vitet e fundit Explorer është bërë shënjestër e meme-ve që e portretizojnë atë si budallain e fshatit global.

Në shifra, në vitin 2004, browser zinte 90% të tregut, ndërsa në 2013, rezistonte ende në 55%. Sot, vetëm 2%.
Kampioni i ri i rrjetit është Google Chrome. Me 77% të përdorimit në desktop, duket i patejkalueshëm për pasardhësin e Explorer, Edge,i cili ka lindur në 2015, i mbështetur te vetë Chrome, por me vetëm 6%.

Por, teknologjia na mëson se nuk i dihet kurrë. Ishin kohëra kur Explorer ishte i pamposhtur, por sot duhet t’i japim lamtumirë.

You may also like