Interi tregon forcën kundër Romës, fiton dhe merr provizorisht kreun e Serie A

by admin
Spread the love

Interi tregon edhe njëherë forcën në Serie A dhe mposht në shtëpi Romën me rezultatin 3-1. Ekipi i Inzaghit i shkaktoi humbjen e parë Mourinhos pas 12 ndeshjesh në Serie A, ndërsa Dumfries, Brozovic e Lautaro Martinez shënuan golat që i dhanë fitoren zikaltërve.

Menjëherë ritëm që në minutat e para të takimit me Interin që provoi fillimisht nga distanca me Dimarcon, por goditja e tij nuk krijoi shumë probleme për Rui Patricion. Nga ana tjetër Roma u kundërpërgjigj me Henrikh Mkhitaryan, por edhe armeni nuk e rrezikoi dot seriozisht portën e Interit.

Calhanoglou lëshoi një silurë nga distanca dhe kërkoi trekëndëshin e portës së Romës, por me një fluturim Rui Patricio i mohoi supergolin turkut. E pafat edhe Roma pak minuta më vonë që i shkoi shumë pranë golit me anë të Gianluca Mancinit.

Festa në “Giuseppe Meazza” do të niste në minutën e 30-të kur Denzel Dumfries i vetëm përballë Rui Patricios e mposhti duke i dhënë edhe epërsinë Interit në këtë takim.

Roma shpërqëndrohet nga goli dhe 10 minuta më vonë ndëshkohet sërish. Këtë herë ishte Marcelo Brozovic që gjetu rrugën e rrjetës duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dyfishitë të Interit.

Ekipi i Simone Inzaghit e nisi pjesën e dytë aty ku la të parën. Pas 7 minutave lojë, Lautaro Martinez rrezikon portën e Romës, por portieri e çon topin në këndore. Calhanoglu harkon në zonë dhe Lautaro Martinez me kokë këtë herë nuk fal, por mposht Rui Patricion duke fiksuar edhe rezultatin në 3-0.

Zikaltrit fitojnë edhe më shumë qetësi pas këtij goli dhe përpiqen që të menaxhojnë avantazhin prej tre golash. Roma nga ana tjetër duket e dorëzuar dhe Karsdorp gabon në mënyrën si i kthen topin portierit, duke i dhënë një tjetër shans interit për të shënuar. Correa megjithatë nuk e shfrytëzon si duhet.

Pesë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Roma gjeti edhe golin e parë në këtë takim me Henrikh Mkhitaryan që ngushtoi diferencat në 3-1. Megjithatë, vetëm kaq pasi në minutat e mbetura asnjë nga ekipet nuk rrezikoi duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 3-1.

Kështu Interi merr provizorisht kreun e Serie A dhe ngjitet në kuotën e 72 pikëve, një më shumë se Milani që do të përballet ditën e nesërme me Lazion. /oversport.tv

You may also like