Interi shpallet klubi i vitit në Itali, Marotta: Krenarë për këtë çmim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi u vlerësua si klubi i vitit në AIC Gran Galà del Calcio, eventi i ndarjes së çmimeve të Shoqatës së Futbollistëve Italianë për sezonin futbollistik 2020/2021. Çmimi shkoi për klubin zikaltër, i cili në sezonin 2020/2021 fitoi Scudetton duke dominuar kampionatin.

Çmimi u mor nga CEO i Interit, Giuseppe Marotta i cili mbajti edhe një fjalë të shkurtër gjatë ceremonisë.  “Ne jemi shumë krenarë për këtë çmim të fituar që vulos një sezon që na çoi në fitimin e Scudetto-s. Interi i është kthyer edhe njëherë traditës dhe historisë së këtij klubi të lavdishëm.

Titulli kampion dhe kjo rritje janë frytet e punës së të gjithëve, nga skuadra që shkon në fushën e lojës deri te punëtorët që janë pas kuintave. Po flasim për një skuadër të dytë të padukshme, burra dhe gra të Interit që suportojnë aktivitetin e klubit çdo ditë.

Ky moment historik është rezultat i investimeve, largpamësisë dhe vizionit të pronarëve tanë, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe që na kanë ndihmuar të arrijmë këtë qëllim të rëndësishëm ndër vite”. /oversport.tv

You may also like