Interi rrezikon Championsin, mposhtet nga Fiorentina

by admin
Spread the love

Vjen humbja e tretë radhazi për Interin në Serinë A, me skuadrën zikaltër që tashmë rrezikon seriozisht të mbesë jashtë zonës Champions.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi dështoi të merrte pikë në “San Siro” përballë Fiorentinës, që u ndërsa nga goli i Bonnaventurës në minutën e 53-të.

Një situatë shumë e vështirë për trajnerin zikaltër, që pa pjesëmarrjen në Champions nuk mund të jetë më gjatë trajner i Interit.

Pak minuta në fushë për Kristja Asllanin, i aktivizuar në të 78-tën në vend të armenit Mkhitaryan.

Nga humbja e Interit do të kërkojnë të përfitojnë Milani e Roma, pse jo edhe Juventusi, që në rast suksesi me  Veronën do ta ngushtojë në 6 pikë diferencën me zikaltrit.

You may also like