Interi reziston 40 minuta, Dembele ndez festën në “Camp Nou”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbyllet me avantazhin minimal të Barcelonës pjesa e parë e takimit të “Camp Nout”, falë golit të shënuar nga Dembele në minutën e 40-të.

Në fakt, para golit të katalanëve, zikaltrit humbën një rast të pastër me Edin Dzekon, që u ndal nga traversa.

Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të përballjes më të madhe të kësaj mbrëmjeje në raundin e katërt të ndeshjeve në grupet e Championsit, Barcelona – Inter, vendimtare për ecurinë e mëtejshme të të dyja skuadrave në këtë kompeticion.

Xavi Hernandez, nëse ka pasur ndonjë dilemë, i përkiste mbrojtjes. Ai ka preferuar që në qendër t’i besojë përvojës së Piquesë, në pranë të cilit do të luajë Garcia. Sa u përket krahëve, në të majtë ka përzgjedhur Alonson, ndërsa në të djathtë Sergi Roberton. Asnjë ndryshim në mesfushë, që do të formohet nga Busquets, Pedri dhe Gavi, ndërsa në sulm tredhëmbëshi Dembele-Lewadowski-Raphinha.

Sa i përket formacionit të Interit, Inzaghi mbetet te rreshtimi 3-5-2, me Edin Dzekon dhe Lautaro Martinezin në majë të sulmit. Edhe në këtë përballje, Kristjan Asllani e nis nga stoli.


Top Channel

You may also like