Interi nuk mendon vetëm për Skriniar, edhe Darmian është pranë rinovimit

by admin
Spread the love

Në axhendën e Interit nuk është vetëm rinovimi i Milan Skriniar, që tashmë është në pikën kulmore të negociatave me klubin zikaltër dhe shumë shpejt pritet që të zyrtarizohet zgjatja e bashkëpunimit.

Ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme edhe për Matteo Darmian, mbrojtësin që vlerësohet shumë si nga drejtuesit e klubit edhe nga tekniku Inzaghi.

Lojtari do të mbushë 33 vjeç në 2 dhjetor dhe nuk përjashtohet mundësia që të festojë ditëlindjen me një kontratë të re. Më ngadalë vazhdojnë bisedimet me D’Ambrosio, De Vrij dhe Dzeko, që pritet të rinovojnë në muajt e ardhshëm. / Oversport.tv

You may also like