Interi ngrin bisedimet e Dybala, Milani gati të përfitojë nga situata

by admin
Spread the love

Dybala-Inter konsiderohej si një transferim i kryer, por rikthimi i Romelu Lukakut me fanellën zikaltër ka komplikuar gjithçka. Beppe Marotta ka ndaluar negociatat me agjentin e Dybala pasi fillimisht kërkon të shesë dy sulmues për të krijuar hapësirë për argjentinasin.

Një situatë që sipas Corriere della Sera mund të sjellë një përmbysje të madhe. Nga kjo gjë mund të përfitojë ekipi i Milanit që është shfaqur menjëherë i interesuar për Dybalën.

Ata kërkojnë të bindim “La Joyan” në mënyrë që të transferohet në Milanon kuqezi. Madje sipas mediave italiane, Dybala është i hapur edhe për një transferim të mundshëm te kuqezinjtë. /oversport.tv

You may also like