Interi në këmbët e Çalhanoglut, njihuni me shifrat fantastike të mesfushorit turk

by admin
Spread the love

Në derbin e Italisë, në sfidën Inter-Juventus, kishte një hero, Hakan Çalhanoglu. Turku është pa diskutim një nga lojtarët më të mirët në rolin e tij, në Evropë, ndërsa për Interin është i pazëvendësueshëm. 

Ndaj Juves ishte pikërisht ai që diktoi ritmin e lojës, drejtoi regjinë e Inzagit, jo vetëm duke shërbyer, por flirtoi edhe me golin, goditi shtyllën, praktikisht bëri gjithçka, këtë e konfirmojnë edhe shifrat, 106 pasime bëri turku në këtë sfidë, ku 100 prej tyre ishin të sakta. Jo vetëm pasime, turku ka realizuar edhe 11 gola këtë sezon.

8

“Corriere dello Sport” ka bërë një analizë në rubrikën top&flop. Nëse Çalhanoglu ishte ai që shkëlqeu, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Vlahoviç. Serbi nuk u ndez në asnjë moment duke bërë që Juve të dalë “duar bosh” nga “San Siro”.

 

9

PANORAMASPORT.AL

You may also like