Interi mendon për rinovimet, marrëveshja me një mbrojtës është pranë

by admin
Spread the love

Qëndrimi i Milan Skriniar tek Interi nuk është ende i sigurt pasi palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët. Megjithatë, Beppe Marotta është duke punuar për një tjetër rinovim në mbrojtjes zikaltër. Këtë herë bëhet fjalë për Stefan De Vrij, i cili më parë është konsideruar si një largim i sigurt nga Interi.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, zikaltrit dhe mbrojtësi holandez janë pranë marrëveshjes për një kontratë të re dy vjeçare. Rinovimi pritet të ndodhë me të njëjtat shifrat që përfiton aktualisht tek Interi, pra 4 milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale që De Vrij ka me Interin skadon në fundin e këtij sezoni. Më parë largimi i De Vrij është konsideruar si diçka e sigurt nga mediat, pasi palët nuk po gjenin gjuhën e përbashkët për të vazhduar “martesën”. Fakti që është komplikuar ndjeshëm pista e rinovimit të Skriniar, ka bërë që te Interi të mendojnë për një kontratë të re me holandezin. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like