Interi ka një plan për mbrojtjen, lojtari që do të sakrifikohet është Skriniar

by admin
Spread the love

Tek Interi ka një plan për sa i përket mbrojtjes së sezonit tjetër. Beppe Marotta dhe Simone Inzaghi kanë hartuar së bashku strategjinë për të bërë akoma dhe më efektive fazën difensore të zikaltërve. Kështu shpjegohet nga mediat italiane heqja nga merkato e Alessandro Bastonit që prej kohësh konsiderohej si i sakrifikueshëm.

Inzaghi e ka bërë të qartë se një mbrojtës si Bastoni është domosdoshmëri për skemat e tij. Ai e konsideron talentin italian si një organizator të lojës që nga prapavija dhe për rrjedhojë, shitja e tij do të dobësonte repartin, ndaj dhe Marotta e ka larguar nga merkato.

Megjithatë, largim i dhimbshëm tashmë konsiderohet Milan Skriniar. Një siguri e mbrojtjes zikaltër, por gjithashtu i sakrifikueshëm dhe mund të shitet te PSG. Sidoqoftë, për të lënë të lirë sllovakun, Interi kërkon të paktën 60 milionë euro.

Nga një pjesë e këtyre të ardhurave pritet të financohet edhe afrimi i ri në mbrojtje. Interi ka dy alternativa për të ardhmen ku në “pole position” qëndron Gleison Bremer. Mbrojtësi i Torinos sipas mediave ka arritur marrëveshjen me zikaltrit, por pritet që fillimisht të ndodhë sakrifikimi i një lojtari. Nga ana tjetër, alternativa e tij në rast se gjithçka dështon, është Milenkovic i Fiorentinës. /oversport.tv

You may also like