Interi ka nevojë për para, drejtuesit miratojnë shitjen e mbrojtësit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi është i detyruar që deri në fund të këtij sezoni të bëjë një shitje të rëndësishme që të rregullojë bilancet e klubit. Në arkat e klubit zikaltër mungojnë rreth 70 milionë euro, shifër kjo që është ulur disi pas kualifikimit të skuadrës mes 16 më të mirave të Champions League.

Sipas Corriere dello Sport emri më i lakuar është ai I Denzel Dumfries dhe drejtuesit zikaltër shpresojnë që ky Botëror të jetë një vitrinë për holandezin, që aktualisht vlerësohet rreth 40 milionë euro në treg.

Zgjidhja më e mirë për Interin është që të shesë lojtarin në janar, por ta mbajë deri në fund të sezonit. Bayerni ka shfaqur interes për holandezin, por edhe Chelsea, që synoi ta përfshinte në marrëveshjen për transferimin e Lukakut në Milano. /Oversport.tv

 

You may also like