Interi ka harruar të fitojë, ndalet nga Genoa në “Marassi”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi nuk arrin të përfitojë nga hapi fals i Milanit dhe zhgënjen në “Marassi”, pasi barazon pa gola përballë vendasve të Genoas. Zikaltërit duket se kanë harruar të fitojnë, pasi suksesi në Serie A mungon prej 4 javësh.

Ndonëse ka dominuar në pjesën më të madhe të sfidës, skuadra e Inzaghit nuk ka arritur që të krijojë raste të pastra shënimi. Genoa merr barazimin e 5-të radhazi në kampionat dhe kjo pikë e marrë përballë kampionëve në fuqi rrit shpresat për mbijetesë në Serie A.

Ndeshja është e luftuar në “Marassi”, me Genoan që mundohet që të limitojë tentativat e Interit. Skuadra e Blessin luan me kujdes dhe mbrohet shumë mirë, duke mos i lënë shumë hapësira zikaltërve.

Miqtë shfaqen rrezikshëm me Dzeko dhe Sanchez, ndërsa vendasit përgjigjen me Melegoni. Mungojnë rastet e pastra për shënim dhe pjesa e parë mbyllet në barazim të bardhë 0-0.

E  njëjta tablo është edhe në pjesën e dytë. Interi është më kërkues, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Sirigu. D’Ambrosio provon por topi i tij përfundon jashtë. Genoa ka një mundësi me Stefano Sturaro, por edhe ai nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Barella tenton nga larg, por gjuajtja e tij nuk është e saktë. Në minutën e fundit Interi i afrohet golit të avantazhit me Lautaro, por Ostigard shpëton portën e Sirigu. As 5 minutat shtesë nuk sjellin ndryshim në rezultat, ndonëse zikaltërit përpiqen me Dzekon, që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Foto: Inter Twitter

Itali-Serie A / Java e 27-të

 

You may also like