Interi ka fituar titullin e tifozëve, rekord spektatorësh në Serie A këtë sezon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në sezonin 2021-2022 Interi fitoi titullin kampion për praninë e tifozëve në stadium. Është viti i tetë që tifozët zikaltër regjistrojnë mesataren më të lartë në të gjithë Serie A për prezencën në stadium.

Në fakt Interi ka vendosur tre rekorde këtë sezon: numrin e më shumë tifozëve të pranishëm në stadium në Serie A (854.983), mesataren më të lartë të tifozëve për ndeshje (44.999) dhe ndeshjen me më shumë spektatorë të gjithë sezonit (Inter-Roma e 23 prillit me74.947  tifozë në San Siro).

Interi ka luajtur 27 ndeshje në shtëpi në sezonin 2021-2022 dhe ka kaluar shifrën e 1 milionë të pranishmëve në stadium: më saktë kanë qenë 1.128.377. / Oversport.tv

You may also like