Interi i zgjat kontratën edhe armenit

by admin
Spread the love

Komplikohet rinovimi me Mkhitaryan, shkak një ofertë joshëse për armenin!

Është ditë rinovimesh tek Interi.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjeve të reja të Federico Dimarcos e Matteo Darmian, vjen edhe ai i Henrikh Mkhitaryan, që e zgjat kontratën me zikaltrit deri në qershor 2026.

Në njoftimin zyrtar të klubit zikaltër shkruhet:

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së lojtarit Henrikh Mkhitaryan: mesfushori i lindur në vitin 1989 do të jetë me zikaltrit deri më 30 qershor 2026”.

Armeni firmosi me Interin në verën e vitit 2023 dhe që nga ajo kohë ka luajtur 49 ndeshje në Serinë A dhe ka shënuar 5 gola.

You may also like