Interi fiton me “poker” ndaj Cagliarit, merr kreun e tabelës në Serie A

by admin
Spread the love

Inter ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Cagliarit në kuadër të xhiros së 17-të në Seria A.

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat bindës 4 – 0.

Ishte Lautaro Martinez që kaloi vendasit në epërsi duke shënuar me kokë pas një harkimi të Çalhanoglut nga këndi (29′).

Argjentinasi kishte rastin e artë për të dyfishuar epërsinë, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë (44′), kështu pjesa e parë mbaroi me rezultat 1 – 0.

Në pjesën e dytë, Alexis Sanchez realizoi në stilin vollej pas një asistimi të Barrellas (50′).

Ishte Çalhanoglu pastaj që realizoi një eurogol nga distanca për të trefishuar epërsinë (66′).

Kurse, fitoren e vendasve e vulosi Martinez, duke bërë një super pranim të topit dhe pastaj shënuar nga afërsia (68′).

Pas kësaj fitore, Inter merr kreun me 40 pikë, derisa Cagliari renditët në pozitën e parafundit me 10 sosh.

You may also like