Interi e ka seriozisht për Gjimshitin, zbulohet plani i transferimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Berat Gjimshiti tek Interi. Nuk është thjesht një thashethem i merkatos, por një pistë konkrete për merkaton e verës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit zikaltër dhe ata janë të gatshëm që ta transferojnë si pasardhës të Stefan De Vrij.

Duket se mbrojtësi kuqezi ka marrë bekimin edhe të trajnerit Simone Inzaghi, i cili e vlerëson shumë faktin që e njeh skemën me 3 mbrojtës dhe mund të përshtatet menjëherë në Milano.

Stefan De Vrij pritet të largohet nga klubi zikaltër dhe për këtë arsye Gjimshiti do të merrte rolin e tij. Marota është duke menduar që të ofrojë sulmuesin Pinamonti, si shkëmbim për Gjimshitin.

28-vjeçari është në kulmin e karrierës dhe kërkon të nisë një aventurë të re pas 5 vitesh në Bergamo. Rritja e tij është e dukshme dhe konstante nga sezoni në sezon. Ai është një nga lojtarët më të aktivizuar të Gasperinit, por i mungon thjesht goli. / oversport.tv

You may also like