Interi e do me ngulm, një zgjidhje nga Franca për transferimin e Asllanit

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani është një nga objektivat e Interit në merkaton e verës. Zikaltrit nuk e kanë të gjatë listën, por ato pak emra duan t’i bëjnë pjesë të tyre.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka bërë paraqitje mjaft të mira me fanellën e Empolit, madje golin e parë në Serie A ia ka shënuar pikërisht skuadrës së Simone Inzaghi.

Së fundmi ka dalë një tjetër skenar për të bindur Empolin që t’u japë Asllanin. Në Ligue 1 është paraqitur mirë i riu Martin Satriano, i cili ka shënuar 4 gola me Brest në 15 ndeshje.

Interi po mendon ta përfshijë në marrëveshjen për mesfushorin e kombëtares shqiptare. Satriano është vetëm 21 vjeç dhe po ndiqet edhe nga klube të tjera në Ligue 1, si Marseille dhe Nice. / oversport.tv

You may also like