Interi dëshiron të mbajë më gjatë Lukakun, nisin kontaktet e para me Chelsea

by admin
Spread the love

Botërori në Katar ishte një dështim total për Romelu Lukakun dhe Belgjikën e tij pasi u eliminuan në fazën e grupeve. Sulmuesi i Interit u vu nën akuzë pas ndeshjes së dobët të zhvilluar përballë Kroacisë dhe me rastet e humbura nuk i dhuroi dot Kombëtares së tij fazën e 1/8.

Pas Kupës së Botës, tashmë Romelu Lukaku po mendon për të ardhmen dhe kontrata e tij e huazimit me Interin përfundon në verë e më pas duhet të kthehet sërish te Chelsea, ekipi që ka në pronësi kartonin e belgut. Nga ana tjetër Interi është duke punuar që të mbajë edhe më gjatë në ekip Lukakun.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport” kanë nisur kontaktet mes Interit dhe Chelsea për të rinovuar edhe me një sezon huazimin e Romelu Lukakut. Ky i fundit është i lumtur të vazhdojë karrierën e tij në Milano dhe palët janë optimiste se marrëveshja mund të mbyllet. Megjithatë, te Chelsea nuk shmanget as mundësia që të gjejë një ekip tjetër që do të blinte përfundimisht kartonin e Lukakut, që nuk ka arritur dot t’i tregojë vlerat e tij me “Blutë e Londrës”. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like