Interi dëshiron ta “blindojë” Barellan

by admin
Spread the love

“Nerazzurri” po shpresojnë që mesfushori italian ta vazhdojë kontratën për një periudhë afatgjate

Interi është duke punuar për vazhdimin e kontratës me Nicolo Barellan.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Mesfushori italian tashmë ka kontratë deri në vitin 2024, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, kampioni aktual italian thuhet se i ka premtuar lojtarit dhe menaxherit të tij se rroga do t’i rritet në bazë të paraqitjeve të tij.

Marrëveshja mund të arrihet sivjet dhe Barella të qëndrojë gjatë tek “Nerazzurri”.

Ai është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin italian.

Interi nga ana e tij është duke punuar intenzivisht në vazhdimin e kontratave me yjet e tij. 

You may also like