Interi bën detyrën ndaj Cagliarit, titulli kampion vendoset në javën e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi ka mposhtur Cagliarin me rezultatin 3-1 në javën e 37-të të Serie A dhe ka transferuar luftën për titullin kampion në javën e fundit të kampionatit. Zikaltrit e Inzaghit zhvilluan një ndeshje të mirë në transfertë dhe dominuan takimin pothuajse gjatë 90 minutave.

Interi e nis në sulm ndeshjen dhe nis të rrezikojë gradualisht portën e Cagliarit. Milan Skrinuar realizon një gol pas vetëm 10 minutash lojë, por gjithçka u anulua nga sistemi VAR për një prekje të topit me dorë.

Megjithatë nuk vonon shumë dhe Interi gjen sërish golin, këtë herë me Darmian që “ngrihet në fluturim” dhe shënon një gol me kokë pas harkimit të Perisic. 1-0 dhe Interi e ka çuar ndeshjen në rrjedhën e duhur për ta.

Zikaltrit vazhdojnë të sulmojnë, ndërsa Lautaro Martinez ka dy shanse të mira shënimi. Topi shkon në shtyllë duke mos i lejuar sulmuesit argjentinas që të gjejë rrugën e rrjetës.

Ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0, ndërsa edhe pjesën e dytë, Interi e nis aty ku e la. Këtë herë Lautaro Martinez nuk gabon dhe shënon golin e dytë për Interin.

Gjithçka duket e mbyllur për Interin, por dy minuta më vonë, Lykogiannis rihap gjithçka me një supergol nga distanca. Cagliari provon të surprizojë për të shpresuar më shumë te mbijetesa, por pa sukses.

Në kampin zikaltër ndihet lodhja pas 120 minutash lojë në finalen e Kupës së Italisë, megjithatë, arrijnë ta kontrollojnë mirë lojën. Cagliari vazhdon të besojë te një rezultat pozitiv, por Lautaro Martinez gjen edhe golin e tretë për Interin duke i prerë të gjitha shpresat sardëve.

Në minutat e mbetura, Interi i afrohet sërish golit me Dumfries që godet shtyllën. Në fund ndeshja përfundon me rezultatin 3-1 me Interin që del nga kjo transfertë me pikë të plota.

Me këtë fitore, titulli kampion do të vendoset vetëm në javën e fundit ku Interi duhet të fitojë përballë Sampdorias, ndërsa Milani duhet të humbasë në duelin me Sassuolon. Nga ana tjetër, Cagliari vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë me dy pikë më pak se Salernitana e vendit të 17-të. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like