Interesi i Bayernit për Lautaron? Agjenti i argjentinasit zbulon gjithçka

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lautaro Martinez është një nga lojtarët e Interit më të kërkuar nga klubet europiane. Gjigandët gjerman të Bayern Munich kanë qenë shpesh në qendër të thashethemeve se kërkojnë shërbimet e yllit argjentinas. Për këtë çështje, ka folur vetë agjenti i Martinez, i cili tregoi gjithashtu edhe objektivat e numrit 10 të zikaltërve.

“E ka nisur vitin me një projekt të bukur, me një Inter që është ndërtuar për të qenë konkurrues. Për momentin fitimi i Kupës së Botës do të ishte qershia mbi tortë për të.”

“Interesimi i Bayernit më Lautaron? Nuk më surprizon, sepse siç e kam thënë edhe më parë, për të ka gjithmonë shumë kërkesa. Megjithatë, sot Lautaro i ka idetë e qarta. Ai po mendon vetëm për Interin dhe për Kupën e Botës.

Në sesionin e fundit të merkatos, kishte shumë mundësi për t’u larguar, për shifra të larta, por e ka kuptuar se më e mira për të është që mos të ndryshojë ambient. Në të ardhmen mund të ndodhë gjithçka. Interi nuk është në momentin e tij më të mirë, por është një skuadër e madhe dhe sigurisht një vend i mrekullueshëm.

Askush nuk e përjashton faktin se shumë klube të tjera mund të futen në mënyrë të fuqishme në merkato për kartonin e tij. Megjithatë, ai nuk ka frikë, thjesht po shikon si do të hedhë hapat e tij”, tha ndër të tjera Alejandro Camano për TyC Sports. /oversport.tv

You may also like