Inteligjenca artificiale mund të vjedhë fjalëkalimet nga tingulli i shtypjes së tasteve – studimi (fotot)

by admin
Spread the love

Një studim i fundit zbulon se algoritmi i inteligjencës artificiale mund të shfrytëzohet nga aktorë dashakeqë për të vjedhur fjalëkalimet (password) e përdoruesve duke analizuar tingujt e goditjeve të tasteve, me një saktësi thuajse të pagabueshme.

Studimi i detajuar i kryer nga universiteti Cornell tregonte se programi i inteligjencës artificiale (AI) demonstronte një performancë të përkryer në riprodhimin e fjalëkalimeve me një saktësi prej 95% kur aktivizoheshin nga një celular pranë tyre.

Grupi i studiuesve britanikë përdorën modelin AI për të identifikuar tungujt e prodhuar nga goditjet e tasteve të një laptop-i 2021 MacBook Pro, që është nga modelet më të perdorura nga publiku.

Programi AI tregoi saktësi impresionuese edhe gjatë një video-konference me Zoom duke interpretuar tingujt e regjistruar nga mikrofoni laptopit.

Studiuesit thanë se kjo teknike, e cila njihet si “sulm i kanalit akustik,” është një kërcënim serioz i vjedhjes së të dhënave siç janë aktivitete delikate të fjalëkalimeve personale.

Për të zbuluar saktësinë e veprimeve, studiuesit ekzekutuan 36 shtypje tastesh në laptop, duke shtypur secilën prej tyre 25 herë me forcë të ndryshme apo gishta të ndryshëm. Programi AI arrinte të dallonte aspekte të ndryshme të secilës goditje të tasteve, duke përfshirë deh gjatësinë e valës.

Tingujt u regjistruan me mikrofonin e laptopit dhe me një celular iPhone 13 të vendosur rreth 17 centimetra larg tastierës.


Top Channel

You may also like