Integrimi i Shqipërisë në BE, Borrell bën batutën që i futi të gjithë në dyshime

by admin
Spread the love

Pyetja e gazetarëve ‘Tani që nusja nuk po na vjen, edhe pse po e presim, a do ta anulojmë dasmën?’, u shoqërua me jo pak batuta mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell.

Rama tha se Shqipëria është e dashuruar me BE-në dhe do të martohen një ditë, duke këmbëngulur se unioni nuk ka ku shkon përveç se të lidhë kurorë me Shqipërinë.

“Nuk e di këtë traditën shqiptare që të anulohet dasma sepse nuk e lenë nusen të shkojë te dhëndri. Dasmat në Shqipëri bëhen pas marrëveshjes mes krushqve. Por, nëse do të vijojmë me këtë ide, nuk ka krushq që anulon dasmën tonë, pasi ne jemi të dashuruar me BE-në. Jemi gati për t’u martuar me BE-në në momentin që ajo do të jetë gati. Ne këto deklaratat e dashurisë i kemi thënë me kohë”, tha Rama duke shtuar se “BE nuk ka ku shkon, është e detyruar të martohet me Shqipërinë”.-tha ai.

Fill pas Ramës, erdhi një batutë e Borrelit.

“Mqs po flisnim për martesat, ka lloje të ndryshme martesash, por nuk po e komplikoj më shumë”, tha Borrel duke mos vijuar më tej të shpjegojë se për çfarë e kishte fjalën.

You may also like