Instituti amerikan: Rusia tërheq nga Khersoni oficerët e ushtrisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Instituti amerikan për Studime mbi Luftën njoftoi të dielën se drejtuesit ushtarakë rusë kanë tërhequr oficerët nga qyteti i Khersonit, në pritje të një avancimi të trupave ukrainase.

Por derisa rusët të përfundojnë tërheqjen e plotë nga qyteti që aneksuan që në ditët e para të luftës, Moska ka lënë pranë tij, forca të mobilizuara rishtazi e papërvojë, me synimin për të vonuar kundërsulmin e Ukrainës.

Së fundmi Kievi ka njoftuar se po vazhdon kundërofensivën në rajonet e Khersonit dhe Zaporizhias.

Të shtunën, autoritetet e emëruara nga Rusia në Ukrainë u kërkuan të gjithë banorëve të Khersonit të largohen menjëherë përpara sulmit të pritshëm të trupave ukrainase për të rimarrë qytetin.

Khersoni është kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, një nga katër rajonet që presidenti rus Vladimir Putin aneksoi ilegalisht muajin e kaluar, duke shpallur më pas në to gjendjen e jashtëzakonshme.

Të premten, forcat ukrainase bombarduan pozicionet ruse në të gjithë rajonin, duke shënjestruar rrugët e furnizimit të forcave pro-Kremlinit që ndodhen përtej lumit Dnieper, e duke u përgatitur për një goditje përfundimtare për të rimarrë qytetin.

Instituti mbi luftën bëri gjithashtu të ditur të dielën se strategjia e fundit e Rusisë për të goditur infrastrukturën energjitike të Ukrainës, duket se synon të dobësojë ritmin e luftës së ukrainasve e të detyrojë Kievin të shpenzojë burime shtesë për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën energjetike.

Por sipas institutit kjo nuk kishte gjasa të dëmtojë moralin ukrainas, megjithatë pasojat do të ishin të mëdha në aspektin ekonomik.

Ushtria ukrainase tha të dielën se forcat ruse tashmë janë pozicionuar kryesisht në mbrojtje, por po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe në disa qytete të Donbasit.

Nëntë rajone anembanë Ukrainës, nga Odesa në jugperëndim deri në Kharkiv në verilindje, u përballën përsëri sulme që kishin në shënjestër jo vetëm infrastrukturën energjitike njoftoi shtabi i përgjithshëm ukrainas. Në njoftim thuhej se së fundmi ishin kryer më shumë se 100 sulme me raketa dhe artileri rreth Ukrainës./VOA


Top Channel

You may also like