Institucionet e sigurisë në mbrojtje të votës, mbi 3 000 policë, 80 prokurorë e 35 gjyqtarë aktiv më 17 tetor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në
bashkëpunim me Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), kanë organizuar
konferencën e përbashkët të gjashtë institucioneve me temën: “Bashkëpunimi ndërinstitucional
për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik
Radoniqi, i ka bërë thirrje subjekteve politike, që të respektojnë ligjin,
derisa ka ftuar qytetarët për të votuar të dielën.

Radoniqi tha se kanë kërkuar nga Qeveria
pezullimin e orës policore për 48 orë.

“Si KQZ kemi arrit të përmbyllim
qindra aktivitete zgjedhore. KQZ-ja ka përgjegjësinë kryesore për organizimin e
zgjedhjeve”.

“Edhe kësaj radhe do të jemi në
koordinim dhe do të reagojmë në çfarëdo situate qe lidhet me procesin zgjedhor”.

“KQZ-ja ka treguar kujdes për
procesin zgjedhor. Dita e zgjedhjeve është më e rëndësishmja dhe ftoj subjektet
politike që t’i përmbahen ligjit. I ftoj qytetarët që të dalin për të
votuar”.

“Kemi bërë kërkesë Qeverisë për
pezullimin e orës policore për 48 orë për të shtunën dhe të dielën, me qëllim që
të kemi një lëvizje për stafin dhe vëzhguesit, komisionerët së paku ndoshta
edhe policia nuk do t’i ndëshkon, a do të aprovohet ajo i mbetet Qeverisë”.

Koordinatorja nacionale e
zgjedhjeve, nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula tha se ditën e zgjedhjeve 80
prokurorë kujdestarë do të operojnë në 38 komunat në vend.

“Në këtë proces që nga viti
2013 e ka një moto e ajo është ‘Mbrojtja e votës së qytetarëve’. Vota është
fuqia e vërtetë e qytetarit”.

“Edhe për këto zgjedhje ne kemi 80
prokurorë kujdestar që do të operojnë në kohë të rregullt dhe reale në 38
komunat e Kosovës”.

E se kanë filluar të gjitha përgatitjet
e urdhrit operativ dhe sigurimi i materialeve zgjedhore ka thënë Drejtori i Përgjithshëm
i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Policia ka filluar përgatitjet
e urdhrit operativ dhe në bazë të autorizimeve që ka do të përdor të gjitha
kapacitetet e saja që të sigurojë ruajtjen e rendit. PK-ja ka hartuar urdhrin
operativ në nivel vendi ku parashihen të gjitha masat”.

“PK-ja kanë nënshkruar memorandum
mirëkuptim ku rrjedhin procedura standarde të veprimit ku parashihen oraret me
ekipet e përbashkëta”.

“PK-ja është angazhuar në përcjellje
dhe në shpërndarje të materialit zgjedhor, e nga kjo janë proceduar dy raste,
njëri për dëmton të Billbordeve”, tha Mehmeti

Derisa, i pari i Policisë ka thënë
se 3 252 zyrtarë policorë do të jenë aktiv në ditën e zgjedhjeve lokale,
raporton EO.

Ndërsa Këshilli Gjyqësor i Kosovës
ka angazhuar 35 gjyqtarë kujdestar në ditën e zgjedhjeve, ka konfirmuar Fatime
Dermaku nga ky institucion.

“35 gjyqtarë kujdestarë ka
angazhuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës”.

Shukri Sulejmani nga PZAP-i është
zotuar se do të jenë të hapura për të pranuar ankesa në ditën e heshtjes
zgjedhore.

“PZAP-i të gjitha ankesat i
ka trajtuar me profesionalizëm, gjithashtu zotohem se do të shqyrtojë brenda
afatit ligjor të gjitha ankesat për ditën e heshtjes zgjedhore dhe atë të
zgjedhjeve”.

E nga KPM-ja, kryetari Xhevat
Latifi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbikëqyrjen e medieve me 16
dhe 17 tetor, raporton Ekonomia Online.

Përderisa zëdhënësi i KQZ-së
Valmir Elezi tha se kjo tryezë tashmë është bërë traditë.

“Është bërë traditë që 6 institucionet
t’i njoftojnë qytetarët për përgatitjen që janë bërë për zgjedhje”.

You may also like