Inspektori i taksave qëllohet për vdekje gjatë kontrollit të biznesit në veri të Francës (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria franceze shprehte sot tronditje pas pengmarrjes dhe vrasjes së një inspektori taksor gjatë kontrollit rutinë të dokumenteve të një biznesi në veri të Francës.

Punonjësi 43-vjeçar i administratës taksore ishte gjetur dje i vdekur nga “goditje të shumta thike”, tha në prokurorët në qytetin verior të Arras.

Vrasësi i dyshuar, një 46-vjeçar tregtar mobiljesh antike qe shiste nga shtepia, më pas besohet se ka vrarë veten me një armë zjarri, thonin autoritetet, pa dhene me shume detaje.

I dyshuari përshkruhej nga vendasit si një “tip i zakonshëm” , i cili gjatë kontrollit kishte mbyllur në dyqan inspektorin dhe kolegen e tij femër, dhe më pas i kishte lidhur brenda.

Prokurori i Arras, Sylvain Barbier Sainte-Marie, tha sot për gazetarët se vrasësi mund ta kishte planifikuar aktin para vizitës së zyrtarëve taksorë.

Policia kishte gjetur  mjetet me të cilat ai kishte lidhur zyrtarët, që sipas tyre mund të ishin blerë paraprakisht nga pronari biznesit.

Ministri francez i financave Gabriel Attal tha sot se “republika është në zi për një nga ne”, ndërsa quante aktin “revoltues, pasi një punonjës publik u vra sepse po bënte detyrën e tij”.

Inspektori kishte ardhur pasditen e djeshme në shtëpinë e tregtarit të antikave, për të kontrolluar dokumentet e biznesit.

Attal tha se më herët inspektorët zakonisht dërgohen vetëm në misionet taksore, por kësaj here ata ishin dërguar vetë i dytë, pasi kishte pasur probleme të mëparshme në biznesin e antikave.

Prokurorët thanë se biznesmeni i kishte lidhur të dy inspektorët dhe kishte qëlluar me thikë burrin. Kolegia kishte mbetur e shokuar por nuk ishte lënduar.

Sindikata e inspektorëve të taksave tha se kjo tregonte sa e rrezikshme është puna e tyre.

Tregtari, baba i divorcuar i dy fëmijëve, ishte vendosur katër vjet më parë në zonën Bullecourt, tha kryebashkiaku vendor Eric Bianchin për rrjetin AFP.

Ai kishte blerë një fermë të vjetër dhe shiste sende të përdorura që i mblidhte në ankande dhe shitje të zonës.

Kryebashkiaku e përshkruante atë punëtor dhe të integruar në fshatin me rreth 250 banorë. Parlamenti francez mbajti sot nje minute zi per inspektorin.


Top Channel

You may also like