Inicim disiplinor ndaj Vushtrrisë, shkak lëshim në organizim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur inicim disiplinor ndaj KF Vushtrrisë.

Sipas njoftimin, në ndeshjen ndërmjet Vushtrrisë dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë, një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka tentuar ta sulmonte gjyqtarin kryesor.

“Inicime disiplinore ndaj: KF ”Vushtrria”; Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes të VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B” Vushtrria-Vllaznia (P), në minutën e 90, një shikues i KF Vushtrria, hynë në fushë dhe tenion ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, por parandalohet nga Policia dhe sigurimi. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes”, thuhet në raportin e lëshuar nga FFK-ja.

Përballja në stadiumin “Ferki Aliu” u mbyll baras 0-0.

You may also like