Infomax: Doktori Zhan Mitrev po përgatitej për të ikur jashtë vendit

by admin
Spread the love

Doktor Zhan Mitrevit javën e kaluar i është konfiskuar pasaporta për shkak të rrezikut të arratisjes.

Gjykata ka pranuar masën për sigurimin e pranisë së tij gjatë hetimeve të kryera ndaj tij.

Zhan Mitrev është marrë në pyetje në prokurori, pas së cilës prokurori publik kompetent Gavril Bubevski ka urdhëruar hetim ndaj tij, shkruan portali Infomax.

Më tej thuhet se ka dyshime të arsyeshme se ai ka kryer veprën penale të mashtrimit nga neni 247 i Kodit Penal.

Siç ka mësuar ekskluzivisht Infomax, ajo që ka ndezur alarmin në Prokurori për arratisjen e Mitrevit ka qenë transferimi i 3 milionë eurove rreth 10 ditë më parë.

Sipas informacioneve të portalit, Mitrev i ka transferuar paratë në një llogari në Gjermani!

Policia Financiare ka marrë informacione se janë duke u transferuar para, çka tregon se Mitrev po përgatitet për arratisje, shkruan Infomax.

Zhan Mitrev nga policia jozyrtarisht është gjetur nga policia në garazhin e pallatit Vodno ku ai banon dhe më pas është dërguar në gjykatë ku përkundër urgjencave të forta i është konfiskuar pasaporta.

Nëse krimi i dyshuar vërtetohet, doktor Zhan Mitrev përballet me dënim me burg nga 1 deri në 10 vjet.

You may also like