Infermierët takohen me ShSKUK-në, i japin afat deri të enjten për realizimin e kërkesave të tyre

by admin
Spread the love

Sindikata e Infermierëve të Kosovës sot kanë zhvilluar takimin e paralajmëruar me Shërbimin Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës, në mënyrë që kërkesat e tyre që janë në kompetencë të këtij institucioni të realizohen sa më shpejtë.

Përmes një njoftimi për media, nga kjo sindikatë kanë bërë të ditur se nëse SHSKUK-ja nuk reflekton, të enjten do të dalin me njoftimin e rezultateve apo vendimin për aktivitetin sindikal të radhës.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës parashtroj kërkesat konkrete si dhe ofroj bashkpunimin e plotë në realizimin e tyre, me ç’rast do presim reflektimin e SHSKUK-së, ndërsa varësisht nga epilogu, ditën e Enjëte, datë 14/04/2022, në takimin e radhës me Këshillin Drejtues, Këshillin Grevist, Kryesinë dhe institucione tjera përfaqësuese të infermierëve, qoftë dhe ato profesionale, do dalim me njoftimin e rezultateve apo vendimin për aktivitetin sindikal të radhës”, thuhet në njioftim.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës falënderon SHSKUK-në për gatishmërinë dhe vullnetin që më në fund të ndërmirren hapa konkret për realizimin e kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor”

You may also like