Infarkti tek femrat: Si t’i dalloni shenjat e duhura që mund të jeni duke kaluar një infarkt në zemër?

by admin
Spread the love

Infarkti në zemër nuk manifestohet vetëm me dhimbje nëkraharor, ndaj njohja e gjithë shenjave klinike të tij mund të tëshpëtojë jetën. Shenjat nuk janë gjithmonë aq të qarta, siç mund ta mendojmë (dhimbje gjoksi e fortë që përhapet në krahun e majtë). Shpesh femrat mund t’i ngatërrojnë simptomat e njëinfarkti me ato të sëmundjeve të tjera më pak serioze, ose më tëshpeshta.

Shenja klinike më e njohur e një infarkti në zemër është dhimbja në kraharor, një dhimbje shtrënguese ose djegëse që përhapet nëgjithë kraharorin, në qafë, mes shpatullave dhe në krahun e majtë. Ndonjëherë kjo dhimbje mund të imitojë atë të njërefluksi, ku mund të përjetohet si djegie përgjatë gjithë ezofagut. Dhimbja në kushtet e një infarkti kardiak është e fortë, nuk qetësohet as me ndërrimin e pozicionit. Nuk mjafton as frymëmarrja e thëllë për ta ndalur atë. Ndaj, nëse këto shenja vihen re, së bashku me mbajtjen e frymës, të rrahurat e shpeshta, djersitjen, atëherë duhet patjetër të njoftoni urgjencën, pasi me siguri po kaloni një infarkt.

Mirëpo situata ndryshon disi tek femrat. Tek femrat një infarkt manifestohet kryesisht me një dobësi të përgjithshme trupore, lodhje të pashpjegueshme dhe të vjella. Mund të manifestohet edhe me të vjella, ose dhimbje stomaku. Ndonjëherë edhe me një ndjesi peshe të rëndë mbi diafragmë. Dhimbja ndihet shumërrallë. Në rastin e një infarkti kardiak tek femrat, duhet t’i kushtohet rëndësi të veçantë djersitjes së shtuar, dobësisë sëpërgjithshme dhe dhimbjes së gjoksit (edhe pse mund tëpërshkruhet si dhimbje e lehtë). Hapi i parë që rekomandohet, është marrja e aspirinës, pasi e bën gjakun më të hollë dhe lehtëson kalimin e tij në enët e gjakut të zemrës.

You may also like