Indrit Hoxha sfidon hapur deputeten e PD-së: Boll u ktheve në vegël të Lulzim Bashës! Më vjen keq ku ka degraduar gjuha jote

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Demokrati Indrit Hoxha ka reaguar pas një postimi në rrjet nga deputetja e Bashës, Jorida Tabaku i cila tha se dje Berisha preku fundin politik. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD fton Tabakun të zbresë në bazë dhe ta kuptojë se kujt i ka ardhur fundi politik.

“Me vjen keq ku ka degraduar gjuha e deputetes Jorida Tabaku! Baza po te pret Jorida! Eja ne baze te shikojme dhe te takojme demokratet e do te duket se per ke eshte fundi politik; per ju qe se bashku me Lulzim Bashen dhunuat, plagoset dhe helmuat demokratet qe ju kane zgjedhur per ti perfaqesuar apo per ne, shumicen e partise demokratike qe kerkojme rikthimin e dinjitetit te opozites shqiptare. Boll u kthyet ne veglat e Lulzim Bashes i cili ka vetem nje qellim, pasurimin e tij dhe familjareve te tij, mbajtjen e regjimit te Edi Rames ne kembe ne kurriz te mbi 600.000 qytetareve qe votuan heren e fundit partine demokratike”, shkruan Hoxha.

You may also like