INDONEZI – Lavrov dhe jo Putin në G20

by admin
Spread the love

XHAKARTË, 10 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të jetë në Bali për të marrë pjesë në samitin e G20-ës, javën e ardhshme, por ministri i tij i Jashtëm, Sergei Lavrov do të marrë pjesë personalisht, tha sot një zyrtar indonezian.

Presidenti indonezian, Joko Widodo e kishte ftuar Putinin në samitin e planifikuar për 15-16 nëntor në Bali, por Kremlini deri më tani nuk i ka konfirmuar planet e liderit rus.

“Ministri i Jashtëm rus do të vijë personalisht”, tha Jodi Mahardi, një zëdhënës për koordinimin e samitit.

Lavrov u largua nga një takim ministror i G20-ës në Bali në fillim të korrikut, pasi pjesëmarrësit e tjerë dënuan pushtimin rus të Ukrainës.

Widodo tha të martën se 17 liderë kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në samit,  përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden dhe presidentin kinez, Xi Jinping.

Presidenti ukrainas Zelensky dhe disa vende perëndimore kishin kërkuar që Rusia të përjashtohej nga G20-a për shkak të pushtimit rus.

”Zelensky ka të ngjarë të marrë pjesë në samitin e Balit përmes lidhjes video”, u citua të ketë thënë zëdhënësi presidencial Serhiy Nykyforov.

Zelensky tha javën e kaluar se ai nuk do të merrte pjesë në samitin e Balit nëse Putini ishte i pranishëm.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like