India arreston provokatorët Hindu që vranë lopën për t’ua vënë fajin muslimanëve (fotot)

by admin
Spread the love

Raportimet thonin se një valë trazirash në kohën e festivalit fetar Ram Navami, ishin ‘të para-përgatitura dhe të orkestruara’.

Katër aktivistë të një grupi radikal hindu, u arrestuan sot në Indi me akuza se kishin vrarë lopë, që konsiderohet kafshë e shenjtë në popullatën hindu, për t’ua hedhur fajin muslimanëve dhe ndezur tensione fetare pas festivalit Hindu të Ram Navami.

Policia e rajonit verior Uttar Pradesh tha se arrestoi anëtarët e grupit ‘E gjithë India Hindu’ në Mahasabha, në lidhje me akuzat e rreme ndaj katër muslimanëve përr vrasjen e lopës, sipas rrjetit ‘The Wire’.

Uttar Pradesh ka ligjet më të ashpra në Indi për vrasje të lopëve, me dënime deri në 10 vjet burg ose gjobë deri në 500,000 rupi ($6000) .

Ndërkohë disa burra muslimanë janë linçuar në turma vetëm me dyshime se mund të kishin vrarë lopë.

Prej nisjes së festivalit të Ram Navami më 30 mars një valë dhune ndaj muslimaneve është vërejtur në disa shtete të vendit.

Komplotet për të përfshirë muslimanët në dhunë u zbuluan në prag të festivalit Gautam Nagar në qytetin Agra.

Policia tha se anëtarë të grupit të provokatorëve kishin bërë ankesën duke dëshmuar se kishin parë muslimanët të vrisnin një lopë në zonën rurale të Gautam Nagar, për ta shitur si mish.

Por gjatë hetimeve u zbulua se muslimanët e akuzuar nga grupi hindu, ishin të pafajshëm dhe akuzat ishin bërë prej një inati personal.

Tensionet kanë qenë të larta në zonën e Jamshedpur, ku një 23 vjeçar u vra gjatë përleshjeve fetare në fundjavë.

Mes denoncimeve të regjistruara aty kishte dhe nga ato për denigrim të flamurëve e simboleve fetare.

Turmat e ndezura nga akuzat e rreme të provokatorëve kishin goditur me gurë njëri-tjetrin dhe djegur automjete gjatë përleshjeve.

Policia ndërhyri duke vendosur shtetrrethim në të gjithë qytezën dhe më pas deklaroi se kishte vënë situatën nën kontroll.

Tensionet në zonë kishin nisur prej janarit teksa hindu-të ankoheshin prej martesave mes dy feve dhe kërcënonin të ndërprisnin lidhjet me komunitetin musliman.

Sot një komision hetimi për trazirat e Ram Navami në rajonin e Bengalit Perëndimor, tha në raport se ato kishin qënë “të parapërgatitura, të orkestruara dhe të provokuara”.

Në festivalin e Ram Navami më 30 mars mbetën dhjetra njerëz të plagosur.