Indi/ Sulmoi për vdekje nëntë persona, vritet tigri i shumëkërkuar që terrorizoi komunitetet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Indisë ka qëlluar për vdekje një tigër, pasi vrau të paktën nëntë persona në Champaran të Bihar.

I quajtur “njeri-ngrënësi i Champaran”, tigri u vra pas një gjuetie nga rreth 200 oficerë policie dhe zyrtarë të qarkut. Ata kanë patrulluar në të gjithë zonën, për të bërë të mundur neutralizimin grabitqarit shumë të rrezikshëm.

Tigri mashkull kishte terrorizuar komunitetet rreth Rezervatit të Tigrave Valmiki.

India është shtëpia e më shumë se 70% e tigrave të egër në botë, kjo gjë ka sjellë një numër të shtuar në ambiente ku ka popullsi vendase, duke rritur numrin e sulmeve dhe vitimave.

Operacioni u drejtua nga policia e Biharit, e cila sipas BBC rrethoi një fushë me kallam sheqeri pranë fshatit Sitaltola Baluwa për të vrarë tigrin tre-vjeçar të njohur si T-104.

Viktimat më të fundit që grabitqari shkaktoi ishin një nënë me fëmijën e saj, të cilët u sulmuan.

“Ishte një natë pa gjumë për të gjithë fshatin. Ndërsa disa prej nesh vazhdonin të përplasnin gurë kundër njëri-tjetrit, të tjerët vazhdonin të rrihnin kontejnerë prej kallaji për të larguar tigrin”, tha Paltu Mahato.

Sipas të dhënave të qeverisë të publikuara në vitin 2019 , midis 40 dhe 50 njerëz vriten nga tigrat çdo vit.


Top Channel

You may also like